Amant Josifi është arrestuar në Dubai.
Josifi u kap pasi ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle. Ai akuzohet për mashtrime me Call-Center, për dëme që i ka shkaktuar qytetarëve spanjollë nga Shqipëria.
Disa muaj më parë policia bastisi disa Call-Center në pronësi të Josifit ku mashtoheshin qytetarë të vendeve europianë dhe iu merreshin para. Europol një vit më parë në muajin nëntor bëri kontrolle në 6 Call Center dhe arrestoi 4 të dyshuar.
Josifi ka qenë më parë këshilltar politik i ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka. Autoritetet spanjolle e shpallën në kërkim në kuadër të një operacioni të shtrirë në disa vende të Europës Lindore dhe Ballkan duke përfshirë Shqipërinë.
Mes klientëve të mashtruar nga Call-Center e Josifit ishte dhe një 80-vjeçare, së cilës iu morën rreth 800 mijë euro, duke investuar në kriptovaluta