Më shumë se një javë pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Derna, një qytet me 100,000 banorë në Libinë lindore, për shkak të stuhisë Daniel, Kombet e Bashkuara njoftuan se numri i të vdekurve ka shkuar në 11,300.

Rreth 10,100 persona të tjerë mbeten të zhdukur në Derna, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA). Përmbytjet gjithashtu vranë të paktën 170 njerëz në vende të tjera në Libinë lindore, sipas shifrave të OCHA. Qindra trupa të pajetë u gjetën në një plazh.Një ekip shpëtimi nga Malta gjeti qindra trupa në një plazh në Derna, i cili u godit nga përmbytjet të premten, njoftoi Agjencia për Mbrojtjen Civile të Maltës. “Ka qenë ndoshta rreth 400, por është e vështirë të thuhet,” tha Natalino Bezina, kreu i ekipit maltez, për gazetën Times of Malta. Malta të mërkurën vendosi në terren një ekip prej 72 shpëtimtarësh nga ushtria dhe shërbimi i mbrojtjes civile. Zbulimi i tmerrshëm u bë nga një ekip prej katër vetash, të cilët fillimisht gjetën shtatë trupa, përfshirë ato të tre fëmijëve, në një shpellë buzë detit.
(BalkanWeb)