FNSH dhe Renea kanë vijuar edhe këtë mbrëmje kontrollet në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. B
Mësohet se për disa ditë qyteti bregdetar do të vijojë të jetë nën kontrollin e policisë dhe forcave Renea. Ndërkohë, pritet të vijojnë kontrollet në zona dhe banesa të ndryshme.
Një ditë më parë u arrestuan 6 persona, dy prej të cilëve janë Bruno Shehu dhe Sentiljano Basho. Ky i fundit është vëllai i një personi problematik, Tesi Basho, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri.
Tesi Basho është dënuar me burg përjetë edhe në Itali për drogë, për armë dhe falsifikime. Ndërkohë u sekuestruan dy armë zjarri tip pistoletë dhe po verifikohen se kujt i përkasin këto armë./