FUSHË KRUJË-Një 36- vjeçar nga Kukësi është arrestuar pasi po trafikonte 12 emigrantë të paligjshëm. Policia thotë se i riu do t’i trafikonte emigrantët në drejtim të Kosovës, kundrejt një shume financiare prej 600 eurosh për person.
Ai ishte nisur nga Saranda në drejtim të Kukësit, por pas një kontrolli në Fushë Krujë ai u vu në pranga. Emigrantët kishin për qëllim të kalonin drejt Kosovës, dhe më pas në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Sakaq, 12 emigrantët që u gjetën në automjetin e kuksianit janë proceduar në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm të kufirit./ abcnews.al