Prej mbrëmjes së djeshme, policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 42-vjeçarit, Klered Bozhani, i cili plagosi me armë zjarri një efektiv të “Shqiponjave”. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se autori kishte pak muaj që ishte kthyer nga Itali, ndërsa nga verifikimet e kryera, nuk rezulton të jetë person me precedent penal.
“Nuk është person me precedent penal. Në muajin gusht ai ishte kthyer në Shqipëri nga Italia dhe kohët e fundit jetonte në Tiranë në banesën e tij në Kinostudio. Ai punonte jashtë vendit. Në Tiranë ai jetonte vetëm pa bashkëshorten. Nuk dihet aktivitetit që kryente në Itali, por brenda territorit shqiptar nuk kishte probleme”, raportoi gazetarja.
Policia e Shtetit ka ofruar një shpërblim prej 20 mijë euro, për këdo që jep informacion të vlefshëm, i cili do ndihmonte në kapjen e autorit. Pas kryerjes së ndërhyrjes, efektivi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ n.m.abcnews.al