Klerent Bozhanaj, nuk ka thënë asnjë fjalë përpara hetuesve lidhur me plagosjen e efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Edlir Aleshi. Për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike 42 vjeçari nuk ka ka folur përpara hetuesve, mbi motivet e ngjarjes.
Ndërkohë pritet që ditën e sotme atij ti administrohet dëshmia. Burime bëjnë me dije se Bozhanaj do pyetet ditën e sotme rreth mesditës për shkaqet e ngjarjes.
Sipas informacioneve mësohet se 42-vjeçari ka qëlluar disa herë drejt patrullës që po e ndiqte, duke rrezikuar jetën edhe të qytetarëve të tjerë.
Bozhanaj u arrestua mbrëmjen e djeshme, pas 24 orësh arrati