Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 38-vjeçarit Fatjon Dervishi në Katund Sukth.
Mësohet se viktima është nipi i Kep Arapit të Sukthit, një emër i njohur për drejtësinë. Arapi është një personazh i njohur në zonën e Sukthit. Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narikotike dhe i skeduar për vrasje. Në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A. Cyrbja.
Sakaq në lidhje me vrasjen e 38-vjeçarit, policia ka shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje, mes tyre edhe shoku i Dervishit, që ka qenë me të në momentin e vrasjes.
Ende nuk ka asnjë pistë hetimi mbi vrasjen e tij.