Devoll/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Bilishtit, në banesën e shtetasit M. B., ka shpërthyer një bombol gazi.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombulës së gazit.