Autoritetet greke vazhduan me hetimin e rastit të vrasjes së gjashtë turqve në Lutsa. Sipas informacioneve janë bërë dy arrestime. Fillimisht, një turk u arrestua në aeroportin Eleftherios Venizelos menjëherë pas sulmit vrasës dhe një tjetër person, gjithashtu me origjinë turke, u arrestua pak ditë më parë në Greqi.
Njoftimet zyrtare nga EL.AS do të bëhen mesditën e së mërkurës.
Vrasja mafioze e gjashtë turqve ndodhi pasditen e së hënës së 11 shtatorit dhe fillimisht u përfol për larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës. Më shumë se 20 gëzhoja të gjetura në vendin e krimit, si dhe vetë vendi i ekzekutimit, dhanë provat e para se si vrasësit lëviznin dhe sa mirë ishte i organizuar plani.
Të arrestuarit sipas mediave turke janë anëtarët e bandës së Baris Boyun.