Një 20-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në digën e liqenit të Paskuqanit.
S.B. ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.5 në Tiranë, pas kallëzimit nga familjarët e tij se ishte larguar nga shtëpia.
Dyshohet se 20-vjeçari është vetëmbytur, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.