Shitja e informacionit tek dy persona nën hetim nga autoritetet gjermane i kushtoi jo vetem karrierën në polici, Ish zëvendës drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, që si mision kishte zbulimin e pasurive të krimit.
Përballja me drejtësinë e Artan Shkëmbit filloi në vitin 2020, kur ish drejtori i përgjthshëm i asaj kohe Ardi Veliu e pezulloi nga detyra, pas një informacioni të mbërritur nga autoritetet gjermane.
Në këtë infomracion sekret të huajt lajmëruar kupolën blu se një person i vënë në hetim nga Gjermania është njoftuar nga një zyrtar i lartë i policisë shqiptarë.
Sipas ekspertizës të kryer ka rezultuar se Artan Shkëmbi nëpërmjet një aplikacioni i ka dërguar një foto nga sistemi Deep see personin në hetim ku e informon mbi hetimin që kanë nisur agjentet e huaj.
Ky shtetas i indentifikuar me inicile K.V ja ka dërguar me forëard përsonit tjeter nën hetim A.P.
Prokuroria atëkohë tha se Artan Shkëmbi dyshohet se ka zbuluar akte sekrete, duke dekonspiruar hetimet që po zhvilloheshin në Gjermani ndaj disa shtetasve shqiptarë, me qëllim përfitimi.
Cështja ndaj tij fillimisht i kaloi spak por që më pas dosjën e mori prokuroria e Tiranës. Artan Shkembi tashmë pret përballjen në apelin e Trianës kundër vendimit të shkallës së parë