Imagjinoni një mbrëmje të rehatshme në prag fundjave në shtëpi, ku ju keni vendosur që të shihni një film që ju pëlqen shumë.
Keni para syve një tavolinë të mbushur plot me ushqime të shijshme dhe pije, ndërkohë që bëheni gati për t’u rehatuar në divan. Ka vetëm një problem: valët e Wi-Fi duket të ngadalta.
Të telefononi shërbimin e klientit është vetëm njëra anë e medaljes, për ndonjëherë zgjidhja mund të gjendet në sirtarët e kuzhinës suaj: letra e aluminit që përdorni për gatime të ndryshme
Po, po e lexuat mirë! Duket se për ata persona që e kanë zbuluar këtë truk, nëse ju vendosni pak letër alumini pas pajisjes së interneti, sinjali i wirless-it do të shtohet.
Por si ndodh kjo gjë?
Mënyra se si funksionon ky truk është i thjeshtë. Ju duhet të bëni një topth me letër alumini dhe ta vendosni pas pajisjes së internetit, që çon valët e wirless-it tek telefonat, kompjuteri dhe pajisjet e tjera elektronike. Duke e vendosur letrën e aluminit, kjo bën të mundur kanalizimin dhe bërjen më efektive të sinjaleve të Wi-Fi, por kryesorja: ana me shkëlqim e fletës së aluminit do të pasqyrojë rrezet që vijnë nga antena dhe do t’i drejtojë ato në vendin e caktuar.