Pak orë pas mesnate, akrekap e orës u kthyen 60 minuta mbrapa.

Nga sot kemi kaluar nga ora ligjore në atë dimërore. Në orën 03:00 akrepat shkuan  60 minuta prapa duke na lejuar të flemë një orë më shumë.

Ora dimërore do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të muajit Mars, e dielë 31 Mars, kur do të kthehet sërish ora ligjore, e cila që për herë të parë u vendos për të kursyer energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70 me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Evropian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë./abcnews.al