Deputeti demokrat, Bledion Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të hëne.
Ai u përjashtua pasi u përplas fizikisht dhe goditi në Kuvend, deputetin socialist, Vullnet Sinaj.
“Bledionj Nallbati, deputeti i PD është përjashtuar menjëherë nga seanca plenare, pas përplasjes fizike me deputetin socialist, Vullnet Sinaj. Seanca plenare ka rifilluar, pavarësisht se Nallbati nuk është larguar nga seanca dhe foltorja vijon të jetë e bllokuar. Deputetët socialistë janë duke folur nga vendi.
Për fatin që po flet një zonjë tani, ka një përmbajtje më të lartë nga ana e opozitarëve. Ata po i rrinë mbi kokë, Flamur Noka po godet me dorë tavolinën e saj. Është e njëjta situatë si fillim, por nuk ka tashmë përplasje fizike, por zhurmnajë nga opozitarët”, raporton gazetarja e ABC News, Esiona Konomi.
Seanca plenare e kësaj të hëne në orën 17:00 nisi menjëherë me tensione, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita.
Sali Berisha, i rikthyer në Kuvend me 22 deputetë, bllokuan Foltoren e Kuvendit./abcnews.al