E kuptuan se nuk ishte më punë për ta.

Mjekët e Urgjencës në Spitalin e Kavajës ngritën duart kur morën në dorëzim futbollistin, tashmë të ndjerë, të Egnatias, Rafael Dwamena.

Shefi i Urgjencës, Riza Lala, tregoi momentet kur lojtari afrikan mbërriti me ambulancë, dhe se çfarë bëri ekipi mjekësor.

“Pacienti në Spitalin e Kavajës erdhi në kodin e zi, pa parametra jetësorë, pa tension, pa frymëmarrje, pa aktivitet kardiak. Ka ardhur rreth orës 14:10, ne u lajmëruam nga ekipi i qendrës shëndetësore Rrogozhinë rreth orës 14:00. Kishim marrë të gjitha masat sepse e dinim që do na vinte rasti. E ngritëm të gjithë personelin në këmbë. Nuk u arrit”.

Lala vlerëson lart ndihmën e shpejtë që iu dha Duamenës në fushën e lojës, ndërsa rezervohet për shkakun e vdekjes.

“Sipas të dhënave, i ka ndodhur duke luajtur në fushëne  futbollit. Fjalën e fundit do ta thotë mjekësia ligjore. Për mendimin tim është dhëna ndihma e duhur që në vendin e ngjarjes, edhe minutazhi ka qenë shumë i shpejtë.” /abcnews.al