Nga Erion Murataj!

Gjithçka ndodh në Elbasan ngjason me “Ëndërr për një karrige”. Shumë s’do më kuptojnë nëse se kanë parë tragjikomedinë e shokut Koli.

S’ka dyshim më për mua që Elbasani pret ende! E në çdo rast bileta e sportit e shokut Koli s’mund të ketë peshën e emërimit në pritje të shoqes Moza.

Koli ynë bashkë me “Vaska”-të dhe “Sami”-të e tij duken fiks si personazhet e tragjikomedisë. Një gjë bën dallim, Moza në Elbasan padyshim nuk është gruaja e Meçes shoferit ironik tek “Ëndërr për një karrige”.

Sado që shumë Vaska e Sami u përpoqën ta marrin seriozisht e ta bënin Kolin drejtor në Elbasan duket se nuk qe e thënë. As shitëset nuk i binden më Kolit tonë. Koli Kola nuk ja doli dot as me këmbnguljen e delegatëve.

S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim emërimin prej vërteti. Koli Kola duket se vendosi ta mbylli pa shkëlqyer! Elbasani kërkon zgjidhje e në çdo rast një emërim vlen më shumë se bileta e sportit të Kolit.