Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela, ka shkuar sot në SPAK. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se Çela është paraqitur edhe dje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por nuk u mor dje në pyetje.

Ndërkohë, nuk dihet ende se për çfarë do të pyetet ligjvënësi socialist. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BW, Çela hyn i vetëm në ambientet e SPAK.