Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka lënë në burg pa afat shoferin e linjës që transportonte nxënësit, pasi dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.

Në seancë e sotme 14-vjeçarja ka dhënë dëshminë përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Ndërsa avokatja e shoferit të furgonit që akuzohet për ngacmim seksual ka folur në vend të klientit të saj, dhe ka kërkuar prej gjykatëses Suela Dashi lirimin e tij. Sipas saj nuk është paraqitur asnjë prove që ka të bëjë me faktin se klienti i saj të mund të futet në burg. Nga ana e tij i akuzuari nuk ka folur asnjë fjalë.

Kujtojmë se ngjarja eshte mesuar kur nxënësja nga fshati Katundisht është ankuar tek mësuesja e saj në shkollën 9-vjecare “Kamber Bënja” ne Këlcyrë.

Menjëherë minorenia u dërgua në Policinë e Përmetit ku ka dhënë dëshmi nën prezencën e psikologut. Vete nxënësja ka rrëfyer momentet e sikletshme dhe ngacmimet seksuale qe i bënte shoferi i furgonit.

/abcnews.al/