Një ditë pasi KQZ vendosi që mos ti ndërpritet mandati, kreu i bashksië Kuçove Kreshnik Hajdari është paraqitur sot në SPAK. Ai shoqërohet nga avokati i tij Theodhori Sollaku.
Hajdari ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit, dënimin që kishte marrë në shtetin grek, në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit. Ka qenë përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që bënë kallëzim ndaj Hajdarit. Ndërkohë dje kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nuk ka shkak ligjor që atij ti ndërpritet mandati.