30-vjeçarja Borana Faslliu ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes.
Ajo ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.
30-vjeçarja është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më 3 Dhjetor 2022 nga bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.