Në Kamëz ka shpërthyer një lëndë plasëse në ambientet e një lokali. Subjekti ishte marrë me qira nga një 24-vjeçar.
Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Sipas policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.