Në orët e parë të mëngjesit të kësaj të shtune qyteti i Kamzës është tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në ambientet e jashtëm të një lokali, i cili ishte marrë me qira nga Oltjon Muçaj.

Sipas hetimeve paraprake, kanë qenë dy persona të cilët janë afruar rreth orës 4 të mëngjesit pranë këtij biznesi dhe kanë hedhur një sasi lënde eksplozive. Mendohet se sasia e eksplozivit të hedhur mendohet të jetë 50-100 gramë./ abcnews.al