Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier. Dy makina u përplasën në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit, duke lënë të plagosur disa persona.

Siç njoftoi policia, një 20 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” u përplas me një Ford. Për pasojë u plagosën dy drejtuesit si dhe tre pasagjerët që po udhëtonin me mjetin tip Ford.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital ndërsa grupi hetimor nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./abcnews.al