Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme mesditën e së hënës.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se në orën 12:00, do të zhvillohet seanca për marrjen në pyetje për Beqajn, i cili akuzohet për shperdorim detyre në lidhje me dosjen e sterilizimit.

Pas masës së caktuar nga gjykata, Beqaj duhet të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore çdo të premte, ndërsa nuk mund të dalë jashtë vendit pa një autorizim nga gjykata.

Për të njëjtën çështje, janë arrestuar ish -zv ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ata jane nën hetim për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh. Të dy ndodhen në qeli dhe gjykata u ka rrëzuar kërkesën për liri./abcnews.al