Një 37-vjeçar është arrestuar në Elbasan. Ai dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë shitur 3 automjete, që i kishin marrë me qira.
Nga veprimet hetimore dyshohet se kanë marrë me qira 3 automjete dhe pasi i kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.
Policia po punon për kapjen e një punonjësi të DRSHTRR Elbasan, pasi dyshohet të ketë ndihmuar në këtë veprimtari duke falsifikuar dokumentet e pronësisë mbi automjetet.