Më shumë se 1000 zona në Bullgari mbetën pa energji elektrike gjatë fundjavës për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të mëdha të borës, me probleme të dukshme në transport.
Në kryeqytetin Sofje, energjia elektrike u ndërpre në pjesët jugore të qytetit për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë, njoftuan sot mediat bullgare.
Pjesët verilindore të vendit u prekën më shumë nga reshjet jashtëzakonisht të mëdha të borës për muajin nëntor.
Katër rajone kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Disa rrugë të vendit ishin të pakalueshme për shkak të borës së madhe dhe pemëve të rëna.
Në të njëjtën kohë, trenat e pasagjerëve nga Varna në Sofje u ndaluan për shkak të linjave të dëmtuara të energjisë.
Në aeroportin e Varnës janë anuluar shumë fluturime ndërkombëtare, ndërkohë që vonesa ka edhe transporti ajror në aeroportin e Sofjes./abcnews.al