Nga Erion Murataj!
Shumë pak mund të dijnë se konferenca e komunistëve të Tiranës në vitin e largët 1956 për pak sa nuk ndryshoi fatin historik të Enver Hoxhës e mbarë Shqipërisë.
Ishte pikërisht nata e 15 prillit 1956 ku Enver Hoxha ndërhyri për të varrosur njëherë e përgjithmonë elitën intelektuale të PKSH pas lufte.
Aty ai kuptoi se fundi kishte si flij o shokët e luftës ose atë vetë.
Shumë do të thonë po ç’lidhje ka kongresi i Ramës me 8 dhjetor 2023, plot 67 vjet pas?
Më lejoni të vijoi e pak historinë!
S’kish dyshim se konferenca e PKSH Tiranë s’kish fare synim të sakrifikonte sistemin.
Ajo goditi në zemër kultin e individit dhe arrogancën e pushtetit i cili kishte kapur çdo mekanizëm e bashkë me të dhe selektivitetin e dënimeve .
Enver Hoxha sakrifikonte për interesat e aleatëve ATA që dje i kish urdhëruar vetë të kryenin spastrime.
Aq të vërteta sa u thanë në atë konferencë komuniste mjaftuan për të ndezur alarmin e rrezikut për “individin kult”.
E pra, sot nuk e di nëse disa ministra e drejtor pas hekurave janë KURBANI i Ramës për aleatët apo jo , por e sigurtë është që pushteti është në një dorë dhe për ndonjë ministre Rama është Skënderbeu.
S’ka dyshim se kundërshtarët e diktaturës së proletariatit ishin likujduar e me brekë në fund të këmbëve në 1956 njëlloj si opozita sot në 2023 .
E sikur të gjitha këto koincidenca të mos mjaftonin , çalimi i punëve në çdo bashki e dikaster apo drejtori shtuar këtu një gjendje ekonomike të lënduar sot në 2023 , se di pse më duken njelloj si problematikat e komunistëve në konferencën e PKSH Tiranë në 14 -15 prill 1956 .
Armiqtë, Pëllumb Dishnica, Hulusi Spahia, Pajo Islamaj, Niazi Jaho, Nesti Zoto, Vehib Demi, Peço Fidhi, Ihsan Budo, Iljaz Ahmeti të prillit 1956 mund të gjenden lehtë edhe në kongresin e 8 dhjetorit 2023 .
Kuptohet nëse grupi “intelektual” do të flasë.
Një gjë më bren kureshtjen !
Nëse Enver Hoxha e përdori konferencën e PKSH Tiranë më pas deri sa mbylli sytë , në çdo eleminim të shokëve të luftës a do të ketë të njëjtin fat kongresi i 8 dhjetorit 2023 .
Paralelet janë, në çdo rast na mbetet të shohim nëse do të ripërseritet historia .
Fundja ne ngelemi shkëmb graniti buzë Adriatikut.