Partizani dhe Skënderbeu janë ndarë në barazimin 1-1 sot në sfidën e luajtur në “Arenën e Demave”.

Skënderbeu ishte ai që kaloi i pari në avantazh ndaj të kuqve, pasi Merlim gjeti golin pas një aksioni të bukur në minutën e 42’.

Reagimi i Partizanit erdhi menjëherë në startimin e pjesës së dytë, me Mba i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 46’ pas një goditjeje me kokë.

Me këtë rezultat, Partizani ndodhet në vendin e dytë me 31 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e katërt me 22 pikë.

Sfida tjetër mes Teutës dhe Egnatias ka përfunduar në barazim gjithashtu, ku ndeshja u mbyll me shifrat 2-2.

Goli i Teutës erdhi në minutën e 18’, ku Daci godet shtyllën fillimisht dhe më pas topi i kthehet sërish në këmbë, por këtë herë nuk gabon përpara portës së rrogozhinasve.

Egnatia riktheu baraspeshën në minutën e 88’, kur Lemine shënoi fluturimthi.

Më pas thrilleri fillon pikërisht nga ky moment. Në minutën e 96’, Teuta gjen avantazhin me Karabeci pasi shënoi me 11 metërsh. Por 60 sekonda më pas, Musta barazon shifrat për Egnatian duke i dhënë kështu 1 pikë.

Pas kësaj përballje, Egnatia mbetet në vendin e parë me 34 pikë, ndërsa Teuta në vendin e fundit me 15 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e parë të Teutës

Shikoni golin e parë të Egnatias

Shikoni golin e dytë të Teutës

Shikoni golin e dytë të Egnatias