Një nga gjashtë të plagosurit nga aksidenti i frikshëm, i dy ditëve më parë në aksin Librazhd-Prrenjas, ndërroi jetë.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”. Automjeti me drejtues me iniciale A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.

Nga raportimet e policisë, fillimisht u plagosën 3 pasagjerë në automjetin me drejtues A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues Gj. P. Për të plagosurit u tha se ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, por njëri prej tyre nuk i mbijetoi dot plagëve, duke ndërruar jetë sot.

Sikurse duket edhe nga pamjet një nga makinat ka përfunduar në barrierat mbrojtëse.

Tch