Tensione të forta në hyrje të Kuvendit teksa deputetët e opozitës kanë tentuar të futen brenda. Deputetët, disa prej tyre të përjashtuar, janë penguar nga Garda që të bëhen pjesë e seancës plenare, ku pritet që sot të votohet rregullorja e re e Kuvendit.
Ndërkohë deputetët e mazhorancës janë futur brenda në Kuvend që prej orës 9. Kjo pas kritikave që kryeministri Edi Rama bëri ndaj tyre në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Rama tha se ishte i pakënaur me ta, për shkak të mungesave që kanë bërë në seancat e kaluara.
Siç duket, ata i janë bindur Ramës, duke marrë pjesë ne seancën e sotme, duke u futur rreth një orë më përpara në Kuvend.
Ndërkohë jashtë vijojnë “përplasjet” me Gardën. Nga tranmsetimet live, dëgjohet deputeti i opozitës Saimir Korreshi që me tone të forta i drejtohet Gardistëve: Rrugaç jeni.