Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti drejtues pas konfirmimit të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria.
Konfirmimi i ka ardhur nga Gjykata Speciale e Hagës, ku do të gjykohen edhe disa ish-luftëtarë të UCK-së për rreth 100 krime lufte.
Pas dorëheqjes nga posti i Presidentit të Hashim Thaçi, tashmë posti i Presidentes së përkohshme i ka kaluar Kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Dhënien e detyrës së re e parashikon Kushtetuta e Kosovës, në të cilën thuhet se nëse posti i Presidentit mbetet vakant, kryeparalamentari merr përkohësisht detyrën.
“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit”, thotë Neni 90 Mungesa e Përkohshme e Presidentit, e Kapitullit V të Kushtetutës së Kosovës.