Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut Fier, Lefter Shehaj. Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 107/ 2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi, që z. Lefter Shehaj, të lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij të emërohet Rajmonda Balilaj, ish- kryebashkiake e Patosit.
Ndërkohë Shehaj pohon se ende nuk i është konfirmuar ky njoftim ndonëse ka theksuar se vendimi ka qenë i pritshëm, pasi dorëheqja ishte paralajmëruar që në muajin Maj.
Rezultatin e ngushtë fitues në bashkinë e Mallakastrës në zgjedhjet e 14 Majit e konsiderova përgjegjësi politike, u shpreh Shehaj duke kërkuar dorëheqjen.
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA