Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një hotel në Maliq. Një 56-vjeçar nga tirana është asfiksuar nga gazi dhe ka ndërruar jetë.
Policia sqaroi se Bexhet Tresa, bashkë me me një shtetase tjetër ishin akomoduar në hotel dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit, burri ka ndërruar jetë.https://www.youtube.com/embed/WoWtRrCOK7c?feature=oembed
Policia ndodhet në vendngjarja për të zbuluar plotësisht shkaqet.
“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.