Zbardhet dosja e SPAK, e grupit që do ekzekutonte Xhevdet Plakun. Referuar dosjes që fax news disponon, mësohet se kundërshtarët e Plakut kishin tentuar ta vrisnin atë edhe në tre raste të tjera.
Në një komunikim që Dejvi Gjermëni ka pasur me të hetuarin tjetër Florian Dervishi ku i ka treguar këtij të fundit, se përveç rastit, kur Plaku është shoqëruar në polici, kanë tentuar vrasjen e tij edhe herë të tjera.
Informacioni për këtë komunikim ka ardhur nga autoritetet italiane, pasi këta persona kanë qenë nën hetim nga autoritetet holandeze për trafik droge.
Gjithashtu sipas dosjes hetimore, Plaku, i cili ishte në shënjestër për t’u ekzekutuar nga kundërshtarët e tij, e ka nuhatur që po i bëhej kurth. Ditën kur është shoqëruar nga Gjoni, i ka thënë këtij të fundit, që po ndihmon kundërshtarët e tij për ta nxjerrë në pritë, prandaj edhe po e shoqëronte në komisariat.
Referuar dosjes hetimore, më 17 Shtator 2019 kohë kur Dedan Gjoni ishte pjesë e strukturave të policisë Durrës, ka ndaluar Xhevdet Plakun teksa lëvizte me makinë të blinduar dhe e ka shoqëruar atë në komisiariat. Pas kësaj, ish-efektivi i ka dërguar foto të Xhevdet Plakut, Dejvi Gjermenit i cili ndodhej në Holandë duke i treguar se do e lironte në orën 20:00 të mbrëmjes nga dera e pasme e komisariatit.