Zbardhen detajet nga ngjarja në Fier, ku ka mbetur i plagosur një person.
Sipas informacioneve thuhet se një efektiv policie për motive të dobëta ka qëlluar me armë, djalin e një polici tjetër, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.
Policia ka nisur hetimet dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se çdo veprim po kryhet nga AMP nën drejtim të prokurorit, për të shmangur konfliktin e interesit.