Në takimin e përvitshëm me gazetarët, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, teksa foli për punën e policisë në 2023, u ndalua edhe tek vetëpastrimi i policisë.
Sa i takon plotësimit të formularëve, ai tha se janë mbledhur të gjitha, por askush nuk ka pranuar se ka patur ‘SkyECC’ apo ‘EncroChat’ qoftë edhe për çështje pune
Megjithatë përsa i përket këtyrë formularëve ka nisur edhe një analizë për secilin prej efektivëve.
Rrumbullaku u shpreh se ashtu si kreu i SPAK Altin Dumani ata kanë informacione të sakta për sa i përket përdorimit të ‘SkyECC’ apo ‘EncroChat’.