Një sherr mes dy 15-vjeçarëve ka ndodhur këtë të hënë në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë. Mësohet se gjatë sherrit është dëmtuar në këmbë njëri  prej tyre.

Ndërkohë, policia po vijon punën për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al