Flet Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares e cila denoncoi djalin e bashkëjetuesit për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh.
“Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rrinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni. Ai e pranoi ndërsa psikologia më tha sot që ata duhen të dy. Vajza më thotë e kam si vëlla por mendoj se bëjnë lojë me mua. Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që ska dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij. Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda. Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani. Nuk më tregon vajza asgjë. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë.
Jashtë kamerave vajza e mitur pranon se kishte krijuar një lidhje me 29 vjeçarin prej 1.5 viti dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Ajo thotë se me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për tu martuar kur ajo të rritej. Sipas saj marrëdhënia e tyre është konsumuar brenda banesës ku jetonin por pa dijeninë e nënës. Pas denoncimit e mitura thotë se nuk i është nënshtruar ende kontrolleve mjekësore ndërkohë që është marë në pyetje disa herë nga psikologia.”, u shpreh nëna e 12-vjeçares.