Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ishte vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, informojmë se pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve mjekësore, për shkak të dëmtimeve të rënda, 37-vjeçari ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.