Është mbyllur procesi i numërimit të votave për kandidatët e partive politike në Gramsh dhe në Belsh.
Ndërkohë që ky proces sapo ka nisur në Elbasan.

Deri më tani njëri prej kandidatëve të PD në Elbasan i cili mund të thyejë herësin dhe të hyjë në kuvend edhe pse në përfundimin e numërimit të votave për partitë politike demokratët siguruan vetëm 6 mandate.

Luçiano Boçi është i shtati në listën e kandidatëve për deputetë. Ai ka mundësi të thyejë herësin dhe të spostojë mjeken e cila renditet e gjashta në listë.

Për të thyer herësin, kandidatët e PS duhet të marrin 10.788 vota.
Ndërsa kandidatët e PD, duhet të sigurojnë 9.647 vota.

Faxweb.al