allëndyshe Bici refuzon mandatin e deputetes, të cilin më herët e kishte Arben Ahmetaj. Mësohet se mandati, sipas listës emërore të PS në zgjedhjet parlamentare të 2021-it, i kalon Plarent Ndrecës. Nuk dihet nëse ky i fundit do ta pranojë mandatin.
“Me shkresën nr. 43/1 prot., date 9.1.2024 me lëndë “Njoftim për dorëzim dokumentacioni”, për të cilën kam marrë dijeni në datë 10.1.2024, jam njoftuar për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qendror”, shkuan ajo në shkresën depozituar KQZ.
Kujtojmë se mandati i Ahmetajt ka përfunduar para afatit, për shkak se në 6 muajt e fundit, Ahmetaj nuk ka qenë prezent.
Ish-zëvendëskryeministri ndodhet në arrati prej 6 muajsh. Ndaj tij janë ngritur tre akuza penale nga SPAK, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.
(BalkanWeb)