DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- E. B., 20 vjeç, banues në Gramsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
- A. S., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi drejtonte pa leje drejtimi, një motomjet me të cilin është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ky shtetas vijon në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Ismail Zyma”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasen M. Ll., 47 vjeçe (këmbësore), e cila është jashtë rrezikut për jetën.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Prrenjas, pasi më datë 11.01.2024, aksidentalisht, gjatë lojës në shkollë, ka shtyrë një 8-vjeçare, e cila ka marrë gërvishtje të lehtë.
Paraditen e djeshme, në spitalin e Elbasanit është dërguar për mjekim, pasi kishte pirë fotoksinë, shtetasi D. A., 50 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 50-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.