DVP Elbasan

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, gjatë punës në biznesin privat që administron 54-vjeçari, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia, shtetasi S. K., 61 vjeç. Ky shtetas ka marrë ndihmë në spital dhe më pas është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.