Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.Goditet një rast i kontrabandës së mallrave të ndryshme.Sekuestrohen bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike, pjesë këmbimi për automjete, llamba elektrike me fuqi të lartë dhe bidona me lëndë pesticide, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura.Vihet në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën mallrat e padeklaruara, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim shërbimet e Antikontrabandës në Drejtorinë e Doganave dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, si dhe i koordinimit të informacionit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave.Në bazë të analizës së riskut, në hyrje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip furgon me të cilin udhëtonte shtetasi E. F.Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhjetëra bizhuteri floriri dhe argjendi, qindra veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike, pjesë këmbimi për automjete, 6 llamba me fuqi të lartë dhe 10 bidona me lëndë pesticide, të cilat dyshohet se përdoren për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.Furgoni dhe mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi E. F., 38 vjeç banues në Vlorë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. L., 33 vjeç, banues në Vlorë.Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.Vijon…