Përplasja e dy luftanijeve britanike në brigjet e Bahreinit ka shkaktuar shqetësim dhe nevojën për një hetim. Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë HMS Chiddingfold duke u përplasur me HMS Bangor.
Sipas Marinës Britanike, nuk ka pasur të lënduar në anëtarët e ekuipazhit, por ka pasur dëme. Zëvendësadmirali Edëard Algren theksoi se shkaku i përplasjes është duke u hetuar.
Ai shtoi se protokollet e sigurisë së makinerive zbatohen në mënyrë rigoroze, por “për fat të keq mund të ndodhin incidente të këtij lloji”.
“Unë mund t’ju siguroj se një hetim i plotë tashmë është duke u zhvilluar dhe se çdo ndryshim që mund të parandalojë incidente të mëtejshme do të zbatohet. Ndërkohë, MB do të vazhdojë të luajë një rol kyç në garantimin e sigurisë së transportit tregtar në rajon,” shtoi ai./abcnews.al