Tridhjetë e dy persona janë vënë në pranga në Vlorë, si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”.
Këtë të hënë, janë ndaluar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, 11 shtetas.
Po në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar më herët, gjatë muajve dhjetor 2023 – janar 2024, në qarkun Vlorë janë vënë në pranga 21 shtetas, për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, janë sekuestruar: 503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë; 35 000 lekë, 400 euro; 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 8 peshore eletronike; 12 automjet dhe 45 aparate celularë./abcnews.al