Ky është nënkomisari Arben Pjeçi që vrau veten me armën e shërbimit pasditen e së enjtes brenda ambienteve të komisariatit të Durrësit. Në një njoftim zyrtar, policia e Durrësit tha se nënkomisari u gjet i vetëvrarë me armën e shërbimit brenda zyrës së oficerit të policisë gjyqësorë në komisariat.

Pjeçi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Durrësit për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”. Sipas policisë, ai është vetëvrarë në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e punës me policinë e shtetit.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se Pjeçi ishte përfshirë në një konflikt me komshiun në 2022. Që të dy janë qëlluar me njëri tjetrin dhe janë dënuar nga gjykata për plagosje të lehtë. Vendimi i gjykatës është dërguar në polici dhe vendimi për pezullimin e ka dhënë drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku./abcnews.al