Gjykata e Lezhës ka pezulluar nga detyra 11 zyrtarë të Hipotekës së Lezhës. Sipas informacioneve, vendimi është dërguar për ekzekutim në Policinë e Lezhës.

Bëhet fjalë për tjetërsimin i i 234 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte, e cila ishte tjetersuar me me dokumente te fallsifikuara, per te cilen është dënuar me burg dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë. Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë, gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë, por Kadastra se ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjell dhe pezullimin e 11 punonjësve. Ndërkohë, vetë punonjësit e kanë kundërshtuar këtë vendim me arsyetimin se nuk është në praktikën e punës së tyre pasi kërkohen të tjera vendime dhe se gjykata nuk ishte shprehur që ajo duhet të ishte kthyer në pronë shtet.

11 shtetasit:

Albana Gjinaj

Marinela Tuci

Orstela Bardhaj

Sebastjano Gjetja

Besjon Ivanaj

Ornela Marku

Eglantin Lleshaj

Dorina Sulaj

Xhentil Gjegji

Vitore Lleshi

Diljana Prenga.

/abcnews.al