Real Madrid nuk do ta mbajë Kepan pas këtij sezonit, raporton gazetari Jorge Picon i “Relevo”.

“Los Blancos” nuk janë të kënaqur me nivelin aktual të portierit spanjoll. Përveç kësaj, ata besojnë se pozicioni është i mbuluar mirë me Courtois dhe Lunin.

Stafi stërvitor i Real Madrid thuhet se planifikon të mbajë Lunin si titullar para se Courtois të rikthehet nga dëmtimi i tij. Ukrainasi duke shumë më bindës se Kepa dhe për këtë drejtuesit e klubit spanjoll janë më të bindur.

Kepa tani pritet të kthehet te Chelsea në fund të sezonit, por ai nuk është as në planet te klubit londinez dhe duhet të gjejë një skuadër tjetër. Kontrata e 29-vjeçarit me Chelsea skadon në verën e vitit 2025./h.ll/abcnews.al