Edhe pse është përjashtuar për 20 ditë nga punimet e seancave plenare, deputeti demokrat, Ervin Salianji duket se do që të jetë sa më afër aksionit opozitar.

Salianji është parë jashtë ambienteve të Kuvendit, teksa mbërrin në hyrjen kryesore me disa deputetë, Gazment Bardhin, Agron Gjekmarkajn, Feridand Xhaferraj dhe Saimir Korreshin.

Në orën 17:00, pritet të fillojë seanca plenare dhe mbetet për t’u parë nëse Salianji do të tentojë të hyjë me forcë, apo do të presë në oborr.

Disa ditë më parë, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës që bllokuan dy herë radhazi punimet e komisionit të reformës zgjedhore.

Pas një mbledhjeje të zhvilluar online, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtim me 20 ditë për deputetin Ervin Salianji, dhe 10 ditë për 18 deputetët e tjerë.

Salianji u përjashtua nga Kuvendi, duke marrë ndëshkimin më të lartë që ka marrë deri më tani një deputet, plot 20 ditë. Mbi Salianjin u zbatua rregullorja e re e Kuvendit, dhe ai u penalizua sepse në seancën e fundit të Kuvendit, por dhe në mbledhjen e së premtes të reformës zgjedhore përdori zhurmues për të bllokuar punimet si dhe sipas socialistëve, bëri thirrje për kaos./abcnews.al